Fjalori
ZBULUAR

ZBULÚAR ndajf. 1. Pa veshje, pa mbulesë ose pa mbështjellje, pa u mbuluar; kund. mbuluar. Mbahet zbuluar. Fle zbuluar.
2. fig. Pa qenë i fshehur, hapur, sheshit. Ka nxjerrë zbuluar qëndrimin e tij. - Dhe këto i bën zbuluar, pa pikë përgjegjësie!
3. fig. Pa mbrojtjen e ndokujt, pa u mbuluar prej ndokujt; pa ndihmë e pa përkrahje. Bujqësia ka mbetur zbuluar. Ka lënë zbuluar pjesën më të madheqytetit.
Sin.: zhveshur, lakuriq, hapur, sheshit, haptas, haptazi.
Me *bark zbuluar. Ka fjetur zbuluar (dikush) iron. nuk qenkaqejf, nuk qenka mirë nga gjendja shpirtërore; është mahmur. E la zbuluar. 1. (dikë) E la dikë pa mbrojtje e pa përkrahje, nuk i gjendet kur ka nevojë, s’i ndodhet në rrëzik a në vështirësi; i hoqi velenxën (dikujt). 2. (diçka). Nuk kujdesetvetë për një punë, për një veprimtari, për një fushë etj. dhe nuk la njerëztjerëmerren me të.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ZBULOJ
ZBULOJ

ZBUL/OJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ia heq ose ia ngre mbulesën një njeriu a një sendi, ia heq veshjen një trupi ose mbështjelljen diçkaje; heq, çmbështjell; kund. mbuloj. Zbuloi fytyrën (krahët, këmbët, kurrizin, gjoksin). Zbuloi bustin (pllakën përkujtimore). Zbuloi tasin (tenxheren). Zbuloi kosin. Zbuloi gropën. Zbuloi makinën. Zbuloi çatinë. Mbulo kryet e zbulo prapanicën. (fj. u.).
2. Gjej diçkambuluartokë duke gërmuar etj., pasi e kam kërkuar për njëfarë kohe; bëj që të duket, bëj që të dalëdritë diçka e fshehur a e mbuluar. Zbuloi thesarin. Zbuluam vendvarrimin e Skënderbeut. Zbuluan muret (themelet) e kështjellës. Zbuluan një vendburim të ri (rezervamëdha nafte). Shiu ia zbuloi rrënjët misrit.
3. Gjej për herëparë një vendpanjohur; arrijgjej për herëparë, të përcaktoj mirë dhebëjnjohur për të tjerët diçkapanjohur, nxjerrdritë për herëparë diçka që nuk njihejparë; bëj një zbulim, shpik. Zbuloi një ishull të ri. Zbuloi strofkën e dhelprës. Zbuloi një gjuhëpanjohur. Zbuloi radioaktivitetin. Zbuloi një ligjfizikës (të natyrës).
4. E diktoj dikëmundohetfshihet a që e kërkoj; gjej diçkafshehtë, diktoj diçkaështë bërëfshehtësi; nxjerrshesh, marr vesh një të fshehtë. E zbuluan armikun. Zbuloi tanket (artilerinë) e armikut. Zbuloi vrasësin (vjedhësin, dëmtuesin). Zbuloi krimin (vjedhjen, tradhtinë, kurthin). E zbuloi me kohë.
5. fig. Arrijmarr vesh, arrijkuptoj diçka që nuk e dija a që nuk e kisha kuptuarparë; arrijpërcaktoj qartë diçka, duke u menduar, duke bërë analizë e duke nxjerrë përgjithësime, gjej; nxjerrshesh. I zbuloi mendimin. Zbuloi shkakun (gabimet, dobësitë, të metat, anët e dobëta). Zbulon mundësimëdha. Zbuloi si ka qenë e vërteta. Zbuluan rrugë (metoda, mënyra) për të rritur prodhimin. Zbulon tiparet e ndryshmeheronjve. Ç’bluan mendja i zbulon zemra. (fj. u.). Mos e zbulo gunën. (fj. u.).
6. I bëjditur dikujt një vendim, një çështje, një gjendje etj., i njoftoj; parashtroj, shtjelloj para dikujt. Zbuloi para botës gjendjen e vërtetë të emigracionit.
Sin.: zhvesh, heq, çmbështjell, nxjerr, diktoj, vërej, pikas, gjej, qit, shquaj, shpik, shpërfaq, njoftoj, parashtroj, shtjelloj, mësoj.
Ka zbuluar Amerikën! (dikush) iron. kujton se thotë ndonjë gjë të madhe, të re, të panjohur a të zgjuar, të cilën e dinëgjithë prej kohësh. I zbuloj (i nxjerr) *rrënjët (diçkaje).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.