Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ZBUKUROJ
ZBUKUROJ

ZBUKUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj dikë a diçkabukur a më të bukur nga ç'është; i jap dikujt a diçkaje pamjebukur, e bëjbukur; stolis; kund. shëmtoj. Zbukuroi shtëpinë (dhomën). Zbukuruan sheshin (rrugën, vitrinën). Zbukuronte fytyrën. Zbukuroi nusen. E zbukuroi me lule (me sendeqëndisura, me fije ari). E zbukuroi me gdhendje. E zbukuroi me flamurë (me fotografi). Zbukuroj me laps (me bojëra). Zbukuroj me daltë. Mendja e zbukuron njeriun (trupin). (fj. u.). Të riun e zbukuron rinia, plakun stolia. (fj. u.). Njeriu e zbukuron vendin, jo vendi njeriun. (fj. u.).
2. edhe keq. E përpunoj dhe e pasuroj, e latoj dhe e limoj, e stërholloj për ta bërëtërheqës, më të gjallë e më shprehës (për stilin, gjuhën etj.). E ka zbukuruar gjuhën (stilin). - Përse nxitohesh? - Urdhëro brenda, se nuk të ha, shtoi me një zë që përpiqej ta zbukuronte për të mos e trembur. (folk.).
3. fig. E paraqit dikë a diçka në një pamje më të bukur nga ç'është, duke i nxjerrë në pah anët e mira ose duke i shtuartjera që s'i ka dhe duke ia fshehurmetat e gabimet; e idealizoj. E zbukuroi gjendjen (realitetin). E zbukuroi me fjalëtepërta. Zbukurontekaluarën. Flet hapur e pa i zbukuruar gjërat.
Sin.: stolis, lulëzoj, hijeshoj, rregulloj, nis, ndreq, kërpis, këndell, pispilloj, godis, ujdis, ormis, lezetoj, qëndis, latoj, limoj, sheqeros, zbus, idealizoj.


Rezultate të ngjashme

ZBUKURÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zbukuroj dikë a diçka; stolisje; kund. shëmtim. Zbukurimi i vajzave (i nuseve) Zbukurimi i parqeve (i shesheve etj.). Zbukurimi i qytetit …

Shfaq përkufizimin e plotë →

►ZBUKUR/ÓHEM jovep. ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem i bukur a më i bukur nga ç'jam, më shtohet bukuria; zbukuroj veten me sende, stoli etj., stolisem; kund. shëmtohem. Zbukurohej vaz…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZBUKUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj dikë a diçka të bukur a më të bukur nga ç'është; i jap dikujt a diçkaje pamje të bukur, e bëj të bukur; stolis; kund. shëmtoj. Zbukuroi sht…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZBUKURÚES,~E mb. 1. Që shërben për të zbukuruar diçka a dikë, që ndihmon për ta bërë më të bukur dikë a diçka; hijeshues, dekorativ. Breza (harqe, shirita) zbukurues. Bimë (pemë, s…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZBUKURÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të zbukurohet. Mjedis i zbukurueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.