Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZBUKURÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zbukuroj dikë a diçka; stolisje; kund. shëmtim. Zbukurimi i vajzave (i nuseve) Zbukurimi i parqeve (i shesheve etj.). Zbukurimi i qytetit (i dhomës). Shërben për zbukurim. Objekt zbukurimi. Zbukurimi me fije ari. Zbukurimi me lule.
2. fig. edhe keq. Përpunimi dhe pasurimi, latimi e stërhollimi i diçkaje për ta bërë më tërheqës, më të gjallë e më shprehës (për stilin, gjuhën etj.); idealizim. Zbukurimi i gjuhës (i stilit). Ia përshkroi gjendjen aq mirë, me një zbukurim prej ustai. Zbukurimi i realitetit. Zbukurimi i gjendjes. Zbukurim i tepruar.
3. kryes. sh. Lule, gdhendje, vizatime etj., që bëhen a vihen për të zbukuruar dikë a diçka; stoli, qëndismë. Zbukurime të çmueshme (të shumta). Zbukurime grash. Zbukurime në qelq. Drurë (lule, bimë) zbukurimi. Letra zbukurimi. Rroba me zbukurime. Figura qendrore rrethohet me zbukurime në një ansambël vizatimor.
✱Sin.: stolisje, lulëzim, hijeshim, ndreqje, nisje, rregullim, pispillosje, ujdisje, ormisje, lëmim, latim, lustrim, stërhollim, qëndisje, bojatisje, idealizim, stoli, dekor.
►ZBUKUR/ÓHEM jovep. ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem i bukur a më i bukur nga ç'jam, më shtohet bukuria; zbukuroj veten me sende, stoli etj., stolisem; kund. shëmtohem. Zbukurohej vaz…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZBUKUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj dikë a diçka të bukur a më të bukur nga ç'është; i jap dikujt a diçkaje pamje të bukur, e bëj të bukur; stolis; kund. shëmtoj. Zbukuroi sht…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZBUKURÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë më i bukur me sende, stoli a mënyra të ndryshme; që është zbukuruar; i stolisur. Qytet i zbukuruar. Dhomë (sallë) e zbukuruar. Nuse e zbukurua…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZBUKURÚES,~E mb. 1. Që shërben për të zbukuruar diçka a dikë, që ndihmon për ta bërë më të bukur dikë a diçka; hijeshues, dekorativ. Breza (harqe, shirita) zbukurues. Bimë (pemë, s…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZBUKURÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të zbukurohet. Mjedis i zbukurueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë