Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZBÉHUR (i, e) mb. 1. Që i ka ikur a i është dobësuar ngjyra e kuqe e fytyrës, që i ka rënë një ngjyrë si e verdhë, që është zbehur, i zbehtë. Me fytyrë të zbehur. Me faqe (me buzë) të zbehura.
2. Që i është dobësuar ngjyra, i zbërdhulët. Ngjyrë e zbehur. Perde të zbehura nga dielli.
3. Që i është pakësuar drita, që i është dobësuar ndriçimi e shkëlqimi; që ka humbur qartësinë. Drita e zbehur e kandilit. Fotografi të zbehura..
4. fig. Që është bërë i paqartë, i dobët e pa forcë shprehëse; që është zbehur. Pasqyrim i zbehur. Shpresa të zbehura. Kuptim i zbehur i një fjale (gjuh.).
✱Sin.: i zbehtë, i zverdhur, verdhosh, i verdhur, i zbardhur, i zbërdhulur, i flashkur, i fishkur, i zvogëluar.
ZBEH vep.,~A, ~UR kal. 1. vet. v. III E bën që t'i ikë a t'i dobësohet ngjyra e kuqe e fytyrës, e bën të zbehtë. E zbehën ethet. I zbehu sëmundja.
2. vet. v. III Ia dobëson ngjyrën, e bën si të bardhemë a si të verdhemë, e zbardh pak. Sapuni ia zbehu ngjyrën këmishës. Dielli i zbehu muret.
3. vet. v. III I ul dritën, i dobësoj ndriçimin a shkëlqimin. Mbulesa ia zbehu ndriçimin llambës. Hëna (agimi) i zbehu yjet.
4. fig. E bëj të paqartë, të dobët dhe pa forcë shprehëse; i heq gjallërinë e shkathtësinë e zakonshme, i dobësoj fuqinë; e pakësoj, e zvogëloj. Ia zbehu qëllimin (idealin, besimin). Ia zbehu përmbajtjen (bukurinë) veprës. Ua zbehën vrullin (zellin). E zbehën lojën. Nuk ia zbehin dot lavdinë. Nuk ia zbeh vlerat. Nuk e zbeh kuptimin e poezisë.
✱Sin.: zbardh, zverdh, verdh, pakësoj, zvogëloj, dobësoj, zbus, venis, fishk.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë