Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZBEHTËSÍ,~A f. Të qenët i zbehtë, vetia e diçkaje që është e zbehtë. Zbehtësi e lehtë. Zbehtësia e fytyrës (e lëkurës). Zbehtësia e vdekjes. Zbehtësia e dritës. Zbehtësia e hënës. Iu zhduk (i iku) zbehtësia. Në këtë zbehtësi vetullat i dukeshin edhe më të zeza. U tremb nga zbehtësia ime. Zbehtësia e ngjyrave të realitetit.
✱Sin.: verdhësi, verdhësirë, flashkësi.
ZBÉHT/Ë,~A f., mjek. Verdhëza.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZBÉHTË,~T (të) as. 1. Zbehtësi. Të zbehtët e fytyrës. 2. mjek. Verdhëza. I ka rënë të zbehtët.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZBÉHTË (i, e) mb. 1. Që ka ngjyrë si të bardheme, që i ka ikur a i është dobësuar ngjyra e kuqe e fytyrës; që vjen si i verdhë në fytyrë, që ka marrë një ngjyrë të vrarë, i zbehur,…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZBÉHTË ndajf. 1. Dobët, jo qartë; pa shkëlqim, pa shumë dritë; zbehtas, mugët. Dukej zbehtë. Ndriçon (shkëlqen) zbehtë. 2. fig. Jo qartë, dobët e pa forcë shprehëse, pa gjallëri i …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë