Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZBÉHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur zbehem; zverdhje. Zbehja e faqeve. I ra një zbehje në fytyrë. Kjo mund të çojë në zbehje ose marramendje. Vuri re zbehjen time.
2. Humbje gradualisht e shkëlqimit, e ngjyrës, e fuqisë ose e intensitetit të diçkaje. Zbehja e ngjyrës së fustanit nga dielli. Për të parandaluar zbehjen, fuçitë zakonisht lyhen me llak. Zbehja e hënës (e qiellit). Zbehja e dritës së diellit. Zbehje e kuptimit leksikor te parafjala.
3. fig. Dobësim ose humbje e rëndësisë, e interesit ose e ndjeshmërisë së diçkaje; errësim i vlerës a i lavdisë së dikujt; ulje e rëndësisë së dikujt. Zbehja e vullnetit. Zbehja e stilit (e lavdisë, e famës etj.). Zbehja e forcës emocionale dhe psikologjike të personazhit. Zbehje e ndikimit të një lideri.
✱Sin.: zbardhje, zverdhje, verdhje, venitje, zbutje, dobësim, pakësim, zvogëlim.
ZBEH vep.,~A, ~UR kal. 1. vet. v. III E bën që t'i ikë a t'i dobësohet ngjyra e kuqe e fytyrës, e bën të zbehtë. E zbehën ethet. I zbehu sëmundja.
2. vet. v. III Ia dobëson ngjyrën, e bën si të bardhemë a si të verdhemë, e zbardh pak. Sapuni ia zbehu ngjyrën këmishës. Dielli i zbehu muret.
3. vet. v. III I ul dritën, i dobësoj ndriçimin a shkëlqimin. Mbulesa ia zbehu ndriçimin llambës. Hëna (agimi) i zbehu yjet.
4. fig. E bëj të paqartë, të dobët dhe pa forcë shprehëse; i heq gjallërinë e shkathtësinë e zakonshme, i dobësoj fuqinë; e pakësoj, e zvogëloj. Ia zbehu qëllimin (idealin, besimin). Ia zbehu përmbajtjen (bukurinë) veprës. Ua zbehën vrullin (zellin). E zbehën lojën. Nuk ia zbehin dot lavdinë. Nuk ia zbeh vlerat. Nuk e zbeh kuptimin e poezisë.
✱Sin.: zbardh, zverdh, verdh, pakësoj, zvogëloj, dobësoj, zbus, venis, fishk.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë