Fjalori
ZBEH

ZBEH vep.,~A, ~UR kal. 1. vet. v. III E bën që t'i ikë a t'i dobësohet ngjyra e kuqe e fytyrës, e bënzbehtë. E zbehën ethet. I zbehu sëmundja.
2. vet. v. III Ia dobëson ngjyrën, e bën si të bardhemë a si të verdhemë, e zbardh pak. Sapuni ia zbehu ngjyrën këmishës. Dielli i zbehu muret.
3. vet. v. III I ul dritën, i dobësoj ndriçimin a shkëlqimin. Mbulesa ia zbehu ndriçimin llambës. Hëna (agimi) i zbehu yjet.
4. fig. E bëjpaqartë, të dobët dhe pa forcë shprehëse; i heq gjallërinë e shkathtësinë e zakonshme, i dobësoj fuqinë; e pakësoj, e zvogëloj. Ia zbehu qëllimin (idealin, besimin). Ia zbehu përmbajtjen (bukurinë) veprës. Ua zbehën vrullin (zellin). E zbehën lojën. Nuk ia zbehin dot lavdinë. Nuk ia zbeh vlerat. Nuk e zbeh kuptimin e poezisë.
Sin.: zbardh, zverdh, verdh, pakësoj, zvogëloj, dobësoj, zbus, venis, fishk.


Rezultate të ngjashme

►ZBÉHEM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më ikën a më dobësohet ngjyra e kuqe e fytyrës, bëhem i zbehtë; zverdhem; bëhem lule kungulli; bëhem dyllë në fytyrë. U zbeh në fytyrë. U zbeh …

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZBÉHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur zbehem; zverdhje. Zbehja e faqeve. I ra një zbehje në fytyrë. Kjo mund të çojë në zbehje ose marramendje. Vuri re zbehjen time.2. Humbje gr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZBEHTÁK,~E mb. 1. Që e ka fytyrën të zbehtë, që vjen si i zbehtë në fytyrë; dyllë i verdhë. Fëmijë zbehtakë. Me fytyrë zbehtake. 2. Që ka ngjyrë si të bardhemë a si të verdhemë, me…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZBÉHTAS ndajf. Zbehtë. Shkëlqen (ndriçon) zbehtas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZBÉHT/Ë,~A f., mjek. Verdhëza.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZBÉHTË,~T (të) as. 1. Zbehtësi. Të zbehtët e fytyrës. 2. mjek. Verdhëza. I ka rënë të zbehtët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZBÉHTË (i, e) mb. 1. Që ka ngjyrë si të bardheme, që i ka ikur a i është dobësuar ngjyra e kuqe e fytyrës; që vjen si i verdhë në fytyrë, që ka marrë një ngjyrë të vrarë, i zbehur,…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZBÉHTË ndajf. 1. Dobët, jo qartë; pa shkëlqim, pa shumë dritë; zbehtas, mugët. Dukej zbehtë. Ndriçon (shkëlqen) zbehtë. 2. fig. Jo qartë, dobët e pa forcë shprehëse, pa gjallëri i …

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZBÉHUR (i, e) mb. 1. Që i ka ikur a i është dobësuar ngjyra e kuqe e fytyrës, që i ka rënë një ngjyrë si e verdhë, që është zbehur, i zbehtë. Me fytyrë të zbehur. Me faqe (me buzë)…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.