Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZBATÚES,~ E mb. 1. Që ndjek e vë në jetë diçka, që përmbush (një vendim, një porosi etj.). Fuqi zbatuese. Roli zbatues. Pala zbatuese. Plan zbatues. Kapacitete zbatuese.
2. Që vë në jetë një projekt, një grafik etj. që realizon një plan. Kompania zbatuese. Inxhinier (teknik) zbatues.
3. usht. Që urdhëron zbatimin, që duhet zbatuar menjëherë. Komandë zbatuese. Nëpunësit zbatues.
ZBATÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që zbaton, ai që vë në jetë diçka, e cila është caktuar a vendosur që më parë (një urdhër, një vendim, një detyrë etj.). Zbatues besnik (i përpiktë). Zbatues i drejtpërdrejtë. Zbatuesi i kontratës.
2. Ai që vë në jetë një projekt, një program pune etj., ai që realizon një plan. Zbatues kryesor. Zbatuesi i projektit (i punimeve). Detyra (puna) e zbatuesit.
✱Sin.: përmbarues, realizues, sendërtues, ekzekutues.
ZBATÚES,~ E mb. 1. Që ndjek e vë në jetë diçka, që përmbush (një vendim, një porosi etj.). Fuqi zbatuese. Roli zbatues. Pala zbatuese. Plan zbatues. Kapacitete zbatuese.2. Që vë në…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZBATÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që zbaton, ai që vë në jetë diçka, e cila është caktuar a vendosur që më parë (një urdhër, një vendim, një detyrë etj.). Zbatues besnik (i përpiktë).…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZBATUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i zbatueshëm; mundësia që ka diçka për t`u përmbushur a për t`u realizuar. Zbatueshmëri e vështirë. Zbatueshmëria e ligjit. Ka gjetur zbatueshmër…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZBATÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të vihet në jetë, që mund të kryhet, që mund të zbatohet; që gjen zbatim në praktikë; i realizueshëm. Urdhër i zbatueshëm. Orar i zbatueshëm. P…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë