Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZBATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zbatoj diçka; vënie në jetë, përmbushje e një porosie, e një urdhri, e një vendimi etj.; sendërtim, realizim; kund. moszbatim. Zbatim krijues (i përpiktë). Zbatimi i ligjit (i vendimit, i urdhrit). Zbatimi i projektit. Inxhinier i zbatimit. Gjen zbatim. Vë në zbatim.
2. Mbajtje e fjalës së dhënë; respektim i marrëveshjes. Zbatimi i marrëveshjes së Rambujesë.
✱Sin.: kryerje, përmbushje, plotësim, realizim, mbajtje, përmbarim, ekzekutim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë