Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZBARÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka humbur shijen, që është bërë si bar; i zbarët (për gjellët). Gjellë e zbaritur.
2. fig. Që është bërë jo i këndshëm në shoqëri, që është bërë pa kripë e pa lezet, i shpëlarë (për njerëzit); që është bërë i pashoqërueshëm, që është larguar a është ftohur nga të tjerët; i ftohtë, i zvjerdhur. Njeri i zbaritur. Ishte i zbaritur gjer në palcë.
✱Sin.: i zbarët, i shpëlarë, i ftohtë, i zvjerdhur, i zvjerëtitur.
ZBARÍT (ZBARÍS) vep. ~A, ~UR kal. 1. E bëj gjellën që të mos ketë shije të mirë a të jetë fare pa shije, e bëj si bar. E paske zbaritur gjellën (mishin). 2. fig. Bëj që dikush të m…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZBARÍT/EM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Humbet shijen, bëhet si bar (për gjellët). Është zbaritur gjella, sikur ha kashtë. 2. fig., vetv. Bëhem jo i këndshëm në shoqëri…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZBARÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur zbarit diçka; humbja e shijes (për gjellën). Zbaritja e gjellës.2. fig. Gjendja kur zbarit dikë; zvjerdhja a ftohja me të tjerët (për nje…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë