Fjalori
ZBARËT

ZBÁRËT (i, e) mb. 1.është pa kripë e pa shije, që nuk ka shije, i samtë (për gjellët). Gjellë e zbarët.
2. fig. Që nuk është i këndshëmshoqëri, që nuk ka lezet, i shpëlarë; që nuk u afrohettjerëve, i pashoqërueshëm, i ftohtë (për njerëzit). Njeri i zbarët. Është fare i zbarët. Ishte bërë i zbarët për të gjithë.
3. fig., keq. I papëlqyeshëm; i papranueshëm; bajat; as mish e as peshk. Arysetim i zbarët. Formulim i zbarët. Slogan i zbarët propagandues.
Sin.: i zbaritur, i samtë, i pashije, i pashijshëm, i palezet, i pakripë, i baltur, i baritur, i shpëlarë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.