Fjalori
ZBËRTHEJ

ZBËRTH/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. E ndaj diçkapjesët përbërëse, shkëput njërën nga tjetragjitha pjesët që e përbëjnë (për një makineri, një pajisje etj.); shkul, heq diçkaështë ngulur a është mbërthyer te diçka tjetër; copëtoj, shqyej, shkallmoj; kund. mbërthej. Zbërtheu dërrasat. E zbërtheu makinëngjithë. Zbërtheu pushkën (mitralozin). E zbërtheu me sqepar (me darë). Armë-zbërthe! (usht.).
2. Nxjerr a heq diçka nga vendi ku është futur, është mbërthyer a është kapur; shkopsit; kund. mbërthej. Zbërtheu rripin. Zbërtheu parashutën (çantën e shpinës). Zbërtheu kopsat. Zbërtheu xhaketën (këmishën, jakën, jelekun).
3. spec. E ndaj një lëndë a diçka tjetërpjesët përbërëse; shpërbëj. Zbërthen albuminën. Spektografët e zbërthejnë dritënpërbërësit e saj (fiz.). Të gjithë numrat i zbërthejmëfaktorëthjeshtë (mat.). Piklat e ujit zbërthejnë rrezet diellore duke krijuar ylberin shumëngjyrësh. Kuptimin leksikor e zbërthejmënjësi më të vogla semantike (gjuh.).
4. fig. Shqyrtoj një çështje, një vepër a diçka tjetër, duke e ndarëpjesët a në elementet përbërëse dhe duke e vështruar ngagjitha anët, për ta bërëqartë e të kuptueshme, për të nxjerrë përfundime e detyra, për t'ua përshtaturmirë kërkesave etj.; analizoj; shtjelloj. E zbërthyen çështjen (problemin, konceptin, veprën). Zbërtheu një ushtrim. Zbërtheva tri teorema matematikore. Zbërthyen fjalimin (detyrat, udhëzimet, vendimet). E zbërthejhollësisht (më qartë). E zbërtheu mirë e bukur. Kanë arriturzbërthejnë gjithfarë të fshehtash planetare. E kamvështirë ta zbërthej për t’ua bërë më të kuptueshme.
5. fig. E bëj dikëflasë, ia arrij që të m'i thotëgjitha sa di për diçka a për dikë. E zbërtheu mirë (plotësisht, derifund).
6. Heq nga zgjedha, çmbreh; kund. mbërthej. Zbërtheu qetë. I zbërtheu nga qerrja.
7. krahin. Hap, çaj diçka duke e thyer; shkallmoj, bëj pjesë-pjesë, shpërthej. Zbërtheu dy vezë. I zbërtheu kokën. Zbërtheu derën. U zbërtheu muret. Ia paska zbërthyer qerren fare.
Sin.: shkopsit, shpërthekoj, copëtoj, shqep, shqyej, shkreh, shkallmoj, shpërthej, shpërbëj, shkoqit, shqyrtoj, analizoj, shtjelloj, zhvilloj, shpjegoj, imtoj, përimtoj.
I zbërtheu *brinjët (dikujt) keq. I zbërthej *dhëmbët (dikujt). Ia zbërthej *gojën (gjuhën) (dikujt).


Rezultate të ngjashme

►ZBËRTH/ÉHEM jovep. ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv., vet. v. III Ndahet vetë në pjesët përbërëse, bëhet pjesë-pjesë (një makinë, një pajisje etj.); shkulet, hiqet nga vendi ku është ngulur…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZBËRTHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zbërthej diçka; ndarja e diçkaje në pjesë përbërëse; shkulja e diçkaje që është mbërthyer në diçka tjetër; kund. mbërthim. Zbërthimi i voz…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZBËRTHÝER,~IT (të) as. Zbërthim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZBËRTHÝER (i, e) mb. 1. Që është ndarë në pjesët përbërëse, që është zbërthyer pjesë-pjesë; që është shkulur a është hequr nga vendi ku ishte ngulur ose ishte mbërthyer; kund. i mb…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZBËRTHÝES,~E mb. 1. Që ndihmon për të zbërthyer diçka, që duhet për zbërthimin e diçkaje; që mund të zbërthejë. Vegël zbërthyese. Lëndë me veti zbërthyese. Enzima zbërthyese. Kodi …

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZBËRTHYESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i zbërthyeshëm; mundësia që ka diçka për t'u zbërthyer. Zbërthyeshmëria e lëndëve. Ka zbërthyeshmëri të ulët (të dobët, të lartë). Merrej me zb…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZBËRTHÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të ndahet në pjesët përbërëse, që mund të bëhet pjesë-pjesë (edhe fig.); që mund të shkulet a që mund të hiqet nga vendi ku është ngulur o…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.