Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ZATÉT/EM jovep. ~A (u),~UR bised. 1. vetv. Takohem a ndeshem me dikë a në diçka. U zatet me shokun. U zatet në një pemë. U zatet një ditë në rrugë me Xhebrahilin. (folk.).
2. vetv. Kapem, mbërthehem me dikë; përleshem. U zatetën me armikun. U zatetën fyt për fyt.
3. edhe fig., vetv., vet. v. III Mbulohet a mbushet, zihet me diçka. U zatet mali me borë. Se goja krymba ju ka zatetë, / Se goja krymba ju ka mbushë. (folk.).
4. vetv. Zë vend a ngulem diku, qëndroj (për të luftuar etj.). Shokët u zatetën bri tij.
5. pës. e ZATET1-3.
✱Sin.: takohem, ndeshem, kapem, mbërthehem, përleshem, ngulem.
ZATÉT (ZATÉS) vep., ~A, ~UR bised. 1. jokal. Takoj dikë a diçka, has; ndesh papritur në dikë a në diçka. E zateti në rrugë. I zateti këmba në një gur. Veç mos mujsha, / Kund me t’zatetë. (folk.).
2. kal. Kap, zë, mbërthej, pushtoj (edhe fig.). E zateti për duarsh. E zateti pulën. E zateti gjumi. E zateti gripi (rrufa). Ajo i zateti zemrën.
3. kal. Ngjesh, rras, zë, bllokoj. I ka zatetur tubat e ujit akulli.
4. kal. Vë, vendos diçka. Këtu e zatetën kufirin.
5. jokal. Qëndroj, ngulem diku; zë vend diku (për të luftuar etj.). Mushka zateti në vend. Zatetën në pritë (në llogore).
6. Marr shenjë e qëlloj. Kur ia zateta dy-tri herë me pushkën time të gjatë.
✱Sin.: takoj, has, ndesh, kap, zë, mbërthej, pushtoj, vë, vendos, qëndroj, ngulem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë