Fjalori
ZARAR

ZARÁR,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Dëm, prishje; humbje. Zarar i madh. Gjë pa zarar. Shaka me zarar shakaprish punë, shakamundsjellë dëm. Bën zarar bën dëm, dëmton. Iu shumë zarar. Nuk është i zararit (dikush) nuk të bën keq. E kapizarar e kapi duke bërë dëm, e kapi duke dëmtuar diçka. Breshri ka bërë zararemëdha. Janë me zarar këto punë janë me rrezik këto punë, mundsjellin dëm. S'ka zarar s'ka gjë, s'prish punë. As qar, as zarar. Më i madh zarari se qari. (fj. u.). Ik o qar se më bën zarar. (fj. u.). Qari dhe zarari janë vëllezër (motër e vëlla). (fj. u.). Fjala me karar, nuk ka zarar. (fj. u.). Inati është zarari i shtëpisë. (fj. u.).
E ka një *qar e dhjetë zarar (dikush) keq.


Rezultate të ngjashme

ZARÁRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I dëmshëm, që të prish punë; kund. zararsëz. Është e zararshme ajo punë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZARARSËZ mb., bised. I padëmshëm, që nuk i bën keq kujt; kund. i zararshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZARAGOZIÁN,~E mb. Që lidhet me Zaragozën në Spanjë ose me zaragozianët, që është karakteristik për Zaragozën ose për zaragozianët, i Zaragozës ose i zaragozianëve; që është krijuar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZARAGOZIÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendas nga Zaragoza ose ai që e ka prejardhjen nga Zaragoza.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZARÁN,~E mb. Që lidhet me Zarën në Kroaci ose me zaranët, që është karakteristik për Zarën ose për zaranët, i Zarës ose i zaranëve; që është krijuar nga zaranët; zadaras. Porti zar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZARÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendas nga Zara ose ai që e ka prejardhjen nga Zara.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZARÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Banore vendase nga Zara ose ajo që e ka prejardhjen nga Zara.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZARANÍK,~U m., bot. (lat. Cynodon dactylon; Capriola dactylon) Grami.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZARÁN/Ë, ~A f., bot. (lat. Origanum majorana) Rigon. Zaranë bregdeti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZÁRAZ,~A f. sh. ~A, ~AT mit., arb. Zanë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.