Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZAPT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. 1. Pushtoj, nënshtroj me forcë. Zaptoi vendin. Nuk e zaptuan dot. Ushtria romake zaptoi këto vende.
2. Shtie në dorë, rrëmbej, përvetësoj diçka. Zaptuan të gjitha tokat e lira. Zaptoi ç’mundi. Kush e kush të zaptonte sa më shumë. Zaptuan një të tretën e territorit. Ky gji rrjedhtë e mos pushoftë: / Kjo kala me ferra u mbuloftë, / Para se amniku e zaptoftë! (folk.).
3. Kap, zë, mbërthej. E zaptoi për beli (për mesi). E zaptoi nga krahët. E zaptuan ethet.
✱Sin.: pushtoj, nënshtroj, rrëmbej, përvetësoj, kap, zë, mbërthej.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë