Fjalori
ZANON

ZAN/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR mit., kal., vet. v. III E shiton zana dikë, e shkel, e shuplak. E zanoftë zana! (mallk.). Është zanazanon. - Mos, bre, nuk ban me e zanue, asht ma keq se mos me pasë me hangër. (folk.).


Rezultate të ngjashme

►ZAN/ÓHEM jovep. ~ÓVA (u), ~ÚAR mit., pës. e ZANÓN. - U zanova prej zanave.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZANÓR,~E mb. 1. Që lidhet me zërin, që i përket zërit, i zërit; që nxjerr a që prodhon zë. Valë zanore. Dridhje (lëkundje) zanore. Mjete teknike zanore. Pjesa zanore e filmit. Kolo…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZANÓRE mb. 1. Që është e bukur dhe trime. Nuse zanore.2. Që është e rreptë dhe ndëshkuese si zana, idhnake. Vashë zanore. 3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZANÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh. 1. Tingull që përftohet kur ajri kalon pa pengesë nëpër organet e të folurit, duke vënë në lëvizje tejzat e zërit; shkronja që shënon këtë tingull.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZANORËZÍM,~I m., gjuh. Kthim i një bashkëtingëlloreje në gjysmëzanore ose në zanore. Zanorëzimi i bashkëtingëlloreve. Dukuria e zanorëzimit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZANORËZÓ/J vep., ~ÓVA, ~ÚAR gjuh., kal. Kthej një tingull të pazëshëm në të zëshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZANORËZÚAR (i, e) mb., gjuh. Që është kthyer në i zëshëm. Tingull i zanorëzuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.