Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZAMBÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bot. 1. (lat. Lilium) Bimë me kërcell të hollë e të drejtë, me zhardhok të vogël, me gjethe të gjata si heshtë, me lule si hinkë në ngjyrë të bardhë, të verdhë, të kuqe etj. dhe me erë të mirë, që lulëzon në fillim të verës dhe që rritet për zbukurim, bishtagjel. Zambak i bardhë (i kuq, i verdhë). Zambak fletëgjerë. Zambak uji (deti). Lule zambaku. Erë zambakësh. Tufë zambakësh. I bukur si zambak. O zambak i bardhë, / Fort u deshëm bashkë. (folk.). Mbill një zambak, moj xhane, / Të shtosh bukurinë. (folk.). O Asllan lule zambaku, bjeri me pëllëmbë barkut! (fj. u.). Tufë me zambakë, shtëpi me torollakë! (fj. u.).
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje të kësaj bime. Zambaku i egër (lat. Lilium bulbiferum) lloj zambaku i lartë, me gjethe të holla e të gjata deri dyzet centimetra, me lule të bardha a të verdha në majë. Zambaku shqiptar (lat. Lilium albanicum; Lilium Carniolicum) zambak me lule ngjyrë ari, me thekë të kuq dhe petla të përkulura, që rritet në Shqipëri, në Malin e Zi, në Maqedoninë e Veriut etj. Zambaku i ujit (lat. Nymphaea) lëkoi i ujërave. Zambaku i verdhë (lat. Lilium pudicum; Fritillaria pudica) zambak i lartë, me tri deri nëntë lule të verdha plot aromë në çdo kërcell, i përhapur në vise të ndryshme nga Kina deri në Europë.
ZAMBÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bot. 1. (lat. Lilium) Bimë me kërcell të hollë e të drejtë, me zhardhok të vogël, me gjethe të gjata si heshtë, me lule si hinkë në ngjyrë të bardhë, të ve…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZAMBAKÓR/E,~JA f. kryes. sh. ~E, ~ET bot. Familje bimësh me zhardhokë, në të cilën bëjnë pjesë zambakët, zymbylat, qepët, hudhrat etj.; bimë e kësaj familjeje. Familja e zambakorev…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë