Fjalori
ZAKONSHËM

ZAKÓNSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që s'ka gjë të veçantë ngatjerët, që s'dallohet a nuk shquhet prejtjerëve nga ndonjë veçori; që haset shpesh, që është shumë i përhapur; që përdoret rëndom, i rëndomtë. Njeri i zakonshëm. Emër i zakonshëm. Lajm i zakonshëm. Mëngjes i zakonshëm. Çelik (laps) i zakonshëm. Gabimi më i zakonshëm. I ftohti i zakonshëm. Rregull i zakonshëm. Grip (virus) i zakonshëm. Gjë e zakonshme. Ecje e zakonshme. Ngjarje (ndodhi) e zakonshme. Veshje e zakonshme. Karkaleci i zakonshëm (zool.). Fjalë (shprehje) e zakonshme. Ngjyrosje e zakonshme.
2.bëhet sipas një plani ose një rregullicaktuar që më parë, që kryhet ashtu rregullisht; kund. i jashtëzakonshëm. Kongres (sesion) i zakonshëm. Mbledhje e zakonshme. Leja e zakonshme.
3.lidhet me një mënyrë sjelljeje, veprimi etj. a me diçka tjetër, e cila i është bërë shprehi dikujt; që lidhet me mënyrën e rregullt e të përditshmejetesës e të punësdikujt. Gatesë e zakonshme. Mori pijen (gjellën) e zakonshme. U ul në vendin e zakonshëm. U largua me buzëqeshjen e zakonshme.
4. fig. Që nuk ka ndonjë vlerë a cilësimirë; i rëndomtë, vulgar, sidokudo; që s’e merr as kandari e as kalemi. Karakter i zakonshëm.
5. si em. f. Sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Përditë e zakonshmja.
Sin.: i zakontë, i përditshëm, i rëndomtë, i thjeshtë, i çfarëdoshëm, i përhapur, i njohur, mesatar, i natyrshëm, i përgjithshëm, i përhershëm, tipik, normal.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.