Fjalori
ZAKON

ZAKÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mënyrë veprimi, sjelljeje etj., që është ndjekur e është përsëritur vazhdimisht nga dikush; shprehi e fituar nga përsëritja e vijueshme e një veprimi, e cila ruhet për një kohëgjatë. Zakon i mirë (i keq, i dëmshëm). Sipas zakonit si zakonisht. E ka (e bëri) zakon. E preu (e hoqi) atë zakon. I është bërë zakon. Ujku qimen e ndërron, po zakonin s’e harron. (fj. u.). Nuk qaj se s’dua burrën, po bëj zakonë. (fj. u.).
2. Rregull a normëmënyrën e jetesës (në sjelljen, në veshjen, në marrëdhëniet shoqërore etj.), që është vendosur historikisht e zbatohet si ligj i pashkruar nga një popull, nga një fis, nga një shtresë shoqërore etj. dhetrashëgohet brez pas brezi; vet. sh. doke. Zakonereja (përparimtare). Zakonevjetra (të lashta, të motmotshme). Zakone fisnore (patriarkale, kanunore). Zakonet e vendit. Zakonet e dasmës (e lindjes, e vdekjes). Burrë (plak) zakoni burrë (plak) që ndjek zakonet e vjetra. Forca e zakonit. Doke e zakone. Thyen (shkel, prish, zhduk) zakonet. Si e do (si është) zakoni. Nuk e kanë zakon. Fshat i ri, zakon i rri. (fj. u.). Katundi digjet, zakoni s’prishet. (fj. u.). Ndryshku i vjetër dhe zakoni i vjetër nuk hiqen kollaj. (fj. u.).
3. hist. Kanun. Sipas zakonit.
Sin.: huq, ves, rreshk, cen, adet, tabiat, doke, rit, kanun.


Rezultate të ngjashme

ZAKONBÚKUR mb. Që ndjek a që ka zakone të bukura. Njeri zakonbukur. Grua zakonbukur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZAKÓNE,~T euf., vet. sh. Të përmuajshmet e grave. Gruaja nuk duhet të ngrerë peshë kur është me zakone.Sin.: të përmuajshme, periudha, gjakra, lule, lulëkuqe, të lara, të shpëlara…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZAKONÍSHT ndajf. 1. Sipas një rregulli të caktuar, si e kam zakon, si rregull. Vjen si zakonisht. E nisi punën si zakonisht. 2. Më fort, më dendur, më shpesh, pothuaj çdo herë, pot…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZAKONLÍ,~E mb., bised. 1. Që ndjek zakonet, qokatar. Burrë zakonli. Grua zakonlie.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Erdhi zakonliu të na tregojë ç’bëhet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZAKONÓR,~E mb. Që lidhet me norma e mënyra të jetesës të vendosura historikisht; që mbështetet në doket e zakonet, që është vendosur a bëhet sipas zakonit, i zakonit, doketor, doke…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZAKÓNSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që s'ka gjë të veçantë nga të tjerët, që s'dallohet a nuk shquhet prej të tjerëve nga ndonjë veçori; që haset shpesh, që është shumë i përhapur; që p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZAKÓNTË (i, e) mb. I zakonshëm; kund. i pazakontë. Njeri i zakontë. Jetë e zakontë. Ndodhi (punë) e zakontë. Veshje e zakontë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZAKORÉK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shkopth i kularit në zgjedhën e qeve. I ka rënë zakoreka zgjedhës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZAKÓS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bujq., krahin. Hulli bari e kositur; pjesë e livadhit që kositet me një kosë. Nxori edhe një zakosë, pa u çlodh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZAKÓV/Ë,~A f., tek., krahin. Unazë e kosës ku futet bishti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.