Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZAGUSHÍTUR (i, e) mb. Që ka zagushi. Buajt e zagushitur u futën në pellg. Me buzë të zagushitura.
ZAGUSHÍ,~A f. Bulçim, ufëm. Zagushi e madhe. Ditë (mot) me zagushi. Një zagushi e padurueshme. Bën (është) zagushi. Të mbyt (të merr frymën) zagushia. Dridhej ajri nga zagushia. Mb…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZAGUSHÍT vep., ~I, ~UR jokal., vet. v. III Bën zagushi; të zihet fryma nga zagushia. - Më zagushiti kjo setre.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZAGUSHÍT/EM jovep. ~A (u), ~ÚR vetv. Kam zagushi, mbytem nga vapa, më zihet fryma. U zagushitëm sot gjithë ditën. - Hape dritaren se jam zagushitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZAGUSHÍTJ/E,~A f. Gjendja kur zagushitem; mbytje nga vapa e madhe; zënie e frymës nga zagushia. Zagushitje e madhe (e padurueshme). Ka mjaft zagushitje.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZAGUSHÍTËS,~E mb. Që lidhet me zagushinë; që ka zagushi. Mot zagushitës. Kohë zagushitëse. Pasdite zagushitëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë