Fjalori
ZAGUSHITEM

ZAGUSHÍT/EM jovep. ~A (u), ~ÚR vetv. Kam zagushi, mbytem nga vapa, më zihet fryma. U zagushitëm sot gjithë ditën. - Hape dritaren se jam zagushitur.


Rezultate të ngjashme

ZAGUSHÍ,~A f. Bulçim, ufëm. Zagushi e madhe. Ditë (mot) me zagushi. Një zagushi e padurueshme. Bën (është) zagushi. Të mbyt (të merr frymën) zagushia. Dridhej ajri nga zagushia. Mb…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZAGUSHÍT vep., ~I, ~UR jokal., vet. v. III Bën zagushi; të zihet fryma nga zagushia. - Më zagushiti kjo setre.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZAGUSHÍTJ/E,~A f. Gjendja kur zagushitem; mbytje nga vapa e madhe; zënie e frymës nga zagushia. Zagushitje e madhe (e padurueshme). Ka mjaft zagushitje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZAGUSHÍTUR (i, e) mb. Që ka zagushi. Buajt e zagushitur u futën në pellg. Me buzë të zagushitura.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZAGUSHÍTËS,~E mb. Që lidhet me zagushinë; që ka zagushi. Mot zagushitës. Kohë zagushitëse. Pasdite zagushitëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.