Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZAGÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Qen gjahu, langua. Zagar gjahu (lepujsh). Zagar puple zagar për gjuetinë e shpendëve të egra. Zagar nga racë e pastër. Lehja e zagarëve. E ndoqën (e rrethuan, e kapën) me zagarë. Ndërseu (lëshoi) zagarët. Instikti i zagarëve. Zagar për kokën e zagarit zagar shumë i mirë. Qen të shkosh, zagar të vish. (fj. u). Mulliri të bluan, zagari të gjuan. (fj. u). Zagari nuk ushqehet atë ditë që gjuan. (fj. u.). Nuk gjuhet me zagar lidhur. (fj. u.).
2. fig., përb. Shërbëtor i bindur e i përulur i dikujt, vegël besnike e të zotit, laro. Zagarët e pushtetit. - Pse i shkon prapa atij zagari?! Jo edhe me lepujt, edhe me zagarët! (fj. u.).
3. shar. Burrë a djalë që sillet rrugëve kot dhe bredh pas femrave; rrugaç. Zagar rrugësh.
✱Sin.: langua, çap, laro, rrugaç.
♦ Shkoi zagari e zuri një lepur një herë ndodhi kjo, s’ndodh gjithnjë, ndodh rrallëherë. Zagar (*qen) rrugësh (sokaku, zorrësh) përb.
ZAGÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Bushtër, buçe. Mbante një zagare të mirë për thëllëza. Gjuha qyqare leh si zagare. (fj. u.).2. fig., shar. Grua a vajzë që sillet rrugëve kot e bredh …
Shfaq përkufizimin e plotë →ZAGARÍ,~A f., përmb. 1. Gjithë zagarët, tërësia e zagarëve. U mblodh zagaria. Zagaria e fshatit (e qytetit). Iu lëshua zagaria.2. Sjellje a veprim prej zagari. Zagaria e tij mbahet…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZAGARÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Femra e zagarit, zagare. Zagaricë e shpejtë.2. fig., shar. Grua bredharake, rrugaçe. - Hë, ç’është një zagaricë e keqe ajo! Zagarica sa në një…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZAGARÍSUR,~IT (të) as. Zagaritje. S’po pran prej të zagarisunit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZAGARÍT (ZAGARÍS) vep. ~A, ~ÚR përb., jokal. 1. Vij vërdallë kot, bredh si zagar.2. keq. Flas a qesh në mënyrë të pahijshme. Zagarit gjithë ditën.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZAGARÍT/EM (ZAGARÍSEM) jovep. ~A (u), ~ÚR përb., vetv. Sillem si zagar rrugëve pa punë. U zagarit pa punë. Zagariset rrugëve. - Hajt tash e mos u zagaris ma!
Shfaq përkufizimin e plotë →ZAGÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Zekthi.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZAGÁ/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JTË krahin. Fre për kuaj. Zagall lëkure.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZAGÁLL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. Zekthi.2. fig. Njeri që fut spica, spiun.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZAGÁÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Grindje, shamatë, zënkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë