Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZËLÁRTË mb. 1. Që ka zë të fortë, që flet me zë të qartë e të tingëllueshëm, që gati bërtet; kund. zëfikur, zëmekur. Grua zëlartë. Ishte energjik e zëlartë. Radioja ishte aq zëlartë sa nuk durohej. Zog zëlartë që zajton. Përmes altoparlantëve zëlartë. Nga e qeshura zëlartë dallohet mendjeboshi. (fj. u.).
2. fig. Që është këmbëngulëse në të drejtat e saj, që nuk bën asnjë lëshim, që e mbron me pasion diçka. Si një avokate zëlartë e Shqipërisë në BE. Ishte zëlartë në shprehjen e qëndrimeve.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
ZËLÁRTË ndajf. 1. Më zë të lartë, fort. Ato flisnin zëlartë. Fjalë që s’thuhen zëlartë. Poezi që mund të recitohet zëlartë. Mundohu mos e këndosh zëlartë këngën që të pëlqen. E kam shqiptuar zëlartë emrin tuaj.
2. fig. Me forcë e me këmbëngulje, pa bërë lëshime e pa u tërhequr; pa frikë, pa u tutur; qartazi, me krenari, me ballin lart; kund. zëmekur. I sapombërrituri foli zëlartë dhe i zuri fjala vend. E pohoi zëlartë qëndrimin e vet. Ky grup ndihej aq i madh dhe aq zëlartë në kuvend.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë