Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZËDHËNËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që është i ngarkuar zyrtarisht të njoftojë a të japë sqarime për diçka në emër të dikujt a të një institucioni. Zëdhënëse e Bashkisë. U zgjodh si zëdhënëse e televizionit kombëtar. Zëdhënëse e parë e kësaj marke. Zëdhënëset kryesore të reklamave informative.
2. fig. Ajo që është a që bëhet përhapëse e mendimit të tjerëve; ajo që pohon a mbron një mendim a ide. Zëdhënëse e lirisë. Zëdhënëse e Rilindjes. Ky është një absurditet i zëdhënëseve të botës së vjetër.
3. Agjenci lajmesh, gazetë, media televizive, portal etj., që njoftojnë ose që japin sqarime rreth çështjeve të ndryshme shtetërore, shoqërore, private etj. Zëdhënëse besnike (e denjë). ATSH-ja është zëdhënëse zyrtare. “Dielli” është zëdhënëse e bashkësisë shqiptare të Bostonit.
ZËDHËNI/E,~A f. sh. ~E, ~ET vjet., edhe fig., keq. Njoftim, lajmërim me gojë a me shkrim; kumtim. U botua një zëdhënie. Morën një zëdhënie. Përhapi një zëdhënie. - Boll bëre zëdhën…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZËDHËNËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që është i ngarkuar zyrtarisht të njoftojë a të japë sqarime për diçka në emër të dikujt a të një institucioni. Zëdhënës zyrtar (ushtarak). Zëdhënës…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë