Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZËDHËNËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që është i ngarkuar zyrtarisht të njoftojë a të japë sqarime për diçka në emër të dikujt a të një institucioni. Zëdhënës zyrtar (ushtarak). Zëdhënësi i shtypit. Zëdhënës i lartë. Zëdhënës i palodhur. Një zëdhënës i qeverisë (i ushtrisë). Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Zëdhënësi i Kuvendit. Zëdhënës i Bshkimit Europian (i NATO-s). Zëdhënës politik. Zëdhënësi i një partie. U bë zëdhënësi i tij kryesor.
2. fig. Ai që është a që bëhet përhapës i mendimeve, i ideve etj. të dikujt tjetër; ai që pohon a që mbron një mendim, një ide etj. Zëdhënës i zellshëm. Zëdhënës i ideve (i ndjenjave) të autorit. Zëdhënës i ideve të reja. Zëdhënës i grevistëve. Ishte një zëdhënës i fuqishëm. Zëdhënës i shqetësimit të zgjedhësve.
ZËDHËNËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që është i ngarkuar zyrtarisht të njoftojë a të japë sqarime për diçka në emër të dikujt a të një institucioni. Zëdhënëse e Bashkisë. U zgjodh …
Shfaq përkufizimin e plotë →ZËDHËNI/E,~A f. sh. ~E, ~ET vjet., edhe fig., keq. Njoftim, lajmërim me gojë a me shkrim; kumtim. U botua një zëdhënie. Morën një zëdhënie. Përhapi një zëdhënie. - Boll bëre zëdhën…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë