Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
YRÝSH,~I m., bised. 1. Hov, vrull, turr; vrap i shpejtë. Yryshi i erës (i lumit). Mori yrysh. I preu yryshin. Punon me yrysh. I dha një yrysh. - Ku vete me kaq yrysh?
2. Sulm. Yrysh mbi armikun! Bëri yrysh mbi dikë a mbi diçka sulmoi dikë a diçka. E thyen me yrysh armikun. E morën me yrysh kalanë.
✱Sin.: hov, vrull, turr, vrap, sulm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë