Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►YNDYR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e YNDYRÓJ.✱Sin.: yndyrëzoj, yndyros, mëlmej, bulmoj, lyr, lyrësoj, lyros, mëlkoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →YNDYR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I hedh yndyrë; e bëj të yndyrshme; yndyrëzoj, yndyros. Yndyroj gjellën. 2. Dhjamos, dhjamoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →YNDYRÓR,~E mb., spec. Që ka të bëjë me yndyrat, i yndyrave, që ka yndyra. Lëndë (acide) yndyrore. Vajra yndyrore. Gjëndër yndyrore. Ind yndyror. Ushqime yndyrore.✱Sin.: i yndyrtë, …
Shfaq përkufizimin e plotë →YNDYRÓS vep., ~A, ~UR kal. Yndyroj. Yndyros byrekun.
Shfaq përkufizimin e plotë →►YNDYRÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lyrosem. U yndyros duke ushqyer fëmijën.2. pës. e YNDYRÓS.
Shfaq përkufizimin e plotë →YNDYRÓSUR (i, e) mb. I lyrosur. Supë e yndyrosur. Me duar të yndyrosura. ✱Sin.: i lyrosur, i përlyer, i pëlyrur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë