Fjalori
YNË

ÝNË pron. (gjin., dhan., kallëz. TÓNË) sh. TÁNË (kur prona shënohet nga një emër i gjinisë mashkullore). 1. Që na përket neve, pronari i të cilit jemi ne; që e kemi ne. Apartamenti ynë. Oborri ynë.
2. Që ka të bëjë me ne, që ka lidhjengushta, lidhje gjaku, lidhje farefisnie a ndonjë lidhje tjetër me ne (edhe kur i drejtohemi dikujt me dashuri). Babai (gjyshi, djali, vëllai) ynë. Shoku ynë. Fqinjët tanë. Përkrahësit tanë. Të ftuarit (miqtë) tanë. Mësuesi ynë. Drejtuesi (përgjegjësi) ynë.
3.cilit i përkasim edhe ne, pjesëtarë a anëtarë të të cilit jemi edhe ne, në të cilin bëjmë pjesë edhe ne; që i përket vendit tonë; që e drejtojmë ne, në krye të të cilit jemi ne. Atdheu ynë. Rrethi ynë. Vendi ynë. Deti (bregdeti) ynë. Qyteti (fshati) ynë. Universiteti ynë. Teatri ynë. Nxënësit (studentët) tanë. Brezi ynë. Shekulli ynë. Sektori (reparti) ynë.
4. Që e kemi ne, që është te ne; që na përket neve; që na dallon a na karakterizon ne; që lidhet me ne, që është a që bëhet për ne. Mendimi (qëllimi) ynë. Vullneti ynë. Zakoni ynë. Nderi ynë. Gëzimi ynë. Sipas mendimit tonë. Në shërbimin tonë. Për hatrin tonë.
5.është përgatitur a është hartuar nga ne, që e kemi bërë ose e bëjmë ne, që del a krijohetpari nga ne; që nxirret a që prodhohetvendin tonë; që e ushtrojmë ne. Fjalori ynë. Projekti (plani) ynë. Bakri (kromi, qymyrguri) ynë. Çeliku ynë. Profesioni (specialiteti) ynë. Gabimi (faji) ynë.
6. Që na pëlqenshumë, që e duamshumë se të tjerët. Vendi ynë i përditshëm. Ushqimi ynë më i mirë.
7. si em. ÝNI sh. TÁNËT. Një i afërt, me të cilin kemi lidhje gjaku, farefisnie ose lidhjengushta miqësie; njeri, me të cilin na bashkojnënjëjtat synime, pikëpamje etj.; njeri, të cilin e duam dhecilit i besojmë shumë. Është yni. Erdhën tanët. Fituan tanët. Tanët u kualifikuan për në botërorin e futbollit
8. Përd. em. Sipas kuptimevepëremrit pronor. Yni ka më shumë fjalë se të mëparshmit. Yni do të mbetet përherë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.