Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
YLLTH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. shtypshkr. Shenjë grafike në trajtë të një ylli të vogël, që përdoret në botime të ndryshme për shënimet bibliografike e sqaruese ose për qëllime të tjera, asterisk. Vë yllthin. Ndaj paragrafin me tri yllthe.
2. gjuh. Shenjë që përdoret në gjuhësi përpara një fjale a një trajte të rindërtuar, asterisk. Fjalë me yllth.
✱Sin.: yll, asterisk.
YLLTÍM,~I m. Veprimi kur yllton a kur ylltohem. Ylltimi i vendit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►YLLT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Dritësohem e hijeshohem; ndritem. 2. pës. e YLLTÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →YLLT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I jap dritë e hijeshi diçkaje, e ndrit. E kanë ylltuar shtëpinë për festën e Vitit të Ri.2. jokal., vet. v. III Shkëlqen si yll. Ylltojnë dritat.✱S…
Shfaq përkufizimin e plotë →YLLTÚAR (i, e) mb. Që është ylltuar, i yllësuar. Natë e ylltuar. ✱Sin.: i yllësuar, i yllëzuar, i hijeshuar, i zbukuruar, i ndriçuar, i dritësuar, i drituar, i dritësuar, i diellzu…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÝLLTË (i, e) mb. Që lidhet me yllin, i yllit; që është në trajtë ylli. Dritë e ylltë. Lule e ylltë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë