Fjalori
YÇKËL

ÝÇK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Shkak i sajuar, arsye e rremeparaqitet për t'iu shmangur një pune ose për ta penguar atë; pengesë, ngatërresë. Yçkla pas yçklash. Nxjerr (gjen) yçkla. Kërkon një yçkël. Dolën ca yçkla. E përdori si yçkël. Duhet gjetur yçkla. Ka një yçkëlkëtë mes. Procesi i firmosjes së kontratës ka qenë i gjatë, i vështirë, me shumë yçkla nga ana tekniko-ligjore.
2. E metë a dobësi që e ka dikush ose që i vishet dikujt; cen. Ka një yçkël ai. I ngjiti (i vuri) një yçkël.
3. zakon. sh., bised. Hollësitë a imtësitë e diçkaje; të fshehtat ose pikat e ndërlikuaradiçkaje. Yçklat e zanatit. Yçklat e prodhimit. Yçklat e pushkës. Ia njoh yçklat.
Sin.: pengesë, ngatërresë, mbërtheckë, kokël, ngardhe, kokëçarje, cen, e metë, hollësi, imtësi.
I gjeti një yçkël (dikujt) e pengoi për të bërë diçka duke i sajuar një të metë, një pengesë etj. Nxjerr yçkla (dikush) paraqit shkaqe a arsyerreme për t’iu shmangur një pune ose për ta penguar atë, sajon ngatërresa a pengesakota; nxjerr bishta.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.