Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
XIXËLLÚES,~E mb. 1. Që ndriçon si një pikë e zjarrtë që dridhet; që ndriçon me ndërprerje, që duket sikur ndizet e shuhet, vezullues; që shkëlqen me pika të ndritshme si xixa. Dritë xixëlluese. Yje xixëlluese. Qiell xixëllues. Rreze xixëlluese. Teh xixëllues. Ngjyra xixëlluese.
2. fig. Që shkëlqen fort nga një ndjenjë e fuqishme (për sytë). Sy xixëllues.
✱Sin.: vezullues, rrëzëllues, shndritës, xixëllimtar, xixa-xixa, përshkënditës, shkëndijues.
XIXËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur xixëllon a kur ndriçon. Xixëllimi i zjarrit. Xixëllimi i yjeve. Xixëllimi i dritës.2. Xixëllimë. Xixëllimi i syve.✱Sin.: shkëndijim, përsh…
Shfaq përkufizimin e plotë →XIXËLLIMTÁR,~E mb., poet. Xixëllues. Dritë xixëllimtare. Yjet xixëllimtare. Qielli xixëllimtar. Sy xixëllimtarë.✱Sin.: xixëllues, vezullues, shkëlqyes.
Shfaq përkufizimin e plotë →XIXËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Drita që lëshon diçka në errësirë si një pikë e zjarrtë që dridhet; ndriçim me ndërprerje që vjen a që pasqyrohet nga sipërfaqja e një sendi; vezull…
Shfaq përkufizimin e plotë →XIXËLL/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III. 1. Lëshon shumë xixa. Xixëllon zjarri.2. Ndriçon si një pikë e zjarrtë që dridhet në errësirë; ndrit, shkëlqen nga rrezet e dritës që…
Shfaq përkufizimin e plotë →XIXËLLÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Lampyris noctiluca) Kandërr e vogël, e murrme, me trup të shtypur, e cila e ka pjesën e fundit të barkut të verdhë dhe ndrit si një xixë q…
Shfaq përkufizimin e plotë →XIXËLLÓR/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET Gur i çmuar që shkëlqen në dritë. Unazë me xixëllore. Vendi shkëlqente nga xixëlloret.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë