Fjalori
XHOL

XHOL,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Arra ose guri më i madh, me të cilin goditen arrat e tjera ose gurët e tjerë në një lojë; gurihedhim e presimlojën guraçokthi; kaqol; qokël. Xholi i madh. Xhol i rëndë (i lehtë). E gjuajti (e goditi) me xhol. Priti xholin.
2. Pjesë e një senditrajtërrumbullakët, kokë. Xholi i çomanges.
Sin.: kaqol, qokël.

XHOL

XHOL,~III m. sh. ~A, ~AT Figurë e veçantëletra, që përdoretvend të çdo letre tjetër; lojë me letra, në të cilën fiton ai që lidh i pari letrat që ka në dorë, zakonisht me ndihmën e kësaj figure. I doli (i ra) xholi. Luajnë xhol.
Futet (hyn) si xhol (dikush) përzihet në çdo punë, edhe aty ku nuk i takon; fut hundët (hundën).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.