Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
XHÍRO,~JA f. sh. ~, ~T 1. Rrotullim i gomave etj. të një makine, të një motori etj. Xhirot e rrotës. Bën xhiro makina i rrotullohen gomat në vend makinës dhe nuk ecën.
2. fin. Sasia e mallrave që shet një njeri ose sipërmarrje tregtare brenda një kohe të caktuar, e shprehur në të holla; qarkullim. Xhiro ditore (mujore). Xhiro e përgjithshme. Xhiroja e mallrave. Xhiro e të hollave. Plani i xhiros. Vëllimi i xhiros. Tatim mbi xhiron. Bën xhiro.
3. ek. Qarkullimi që bëjnë në një sipërmarrje lëndët e para dhe mjetet e tjera për të nxjerrë një prodhim të gatshëm. Fondet e xhiros lëndët e para, ato ndihmëse e të tjerat dhe prodhimet ende të papërfunduara, që ka një sipërmarrje. Mjetet e xhiros fondet e qarkullimit dhe fondet e xhirimit të një ndërmarrjeje.
4. bised. Shëtitje. Bëj xhiro shëtit në rrugë a në bulevard, i bie tutje e tëhu bulevardit.
✱Sin.: qarkullim, shëtitje, rrotullim.
XHIR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Rrotulloj gomat e makinës, të motorit etj. Xhiroj rrotën.
2. jokal., v. III Rrotullohet. Xhiron rrota. Xhiron në vend. Xhiron me shpejtësi. Xhirojnë gomat e autobusit.
3. kal., fin. Bëj veprimet me dokumente për t’i kaluar shumat e të hollave nëpërmjet bankës ndërmjet sipërmarrjeve të ndryshme; qarkulloj. Xhiroj një çek.
4. kal. Marr në film, filmoj. Xhiruan një film (një dokumentar, një teledramë).
5. fig. E sjell vërdallë dikë, duke bërë sikur e ndihmoj për diçka, por nuk i mbaroj punë; e sorollat. Ka dy muaj që më xhiron. Më xhiron gjithë kohën.
✱Sin.: rrotulloj, qarkulloj, filmoj, shëtis, sorollat, vërdallis.
XHIR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Rrotulloj gomat e makinës, të motorit etj. Xhiroj rrotën. 2. jokal., v. III Rrotullohet. Xhiron rrota. Xhiron në vend. Xhiron me shpejtësi. Xhirojn…
Shfaq përkufizimin e plotë →XHIRÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT ek. Ai që siguron kthimin e një kredie, që merr përgjegjësinë e shlyerjes së detyrimit, në rast se huamarrësi nuk e paguan. Banka kërkoi dy xhirantë.✱Sin.…
Shfaq përkufizimin e plotë →XHIRGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET krahin. Stërpikje.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHIRG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin., kal. Stërpik.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHIRGÚAR (i, e) mb., krahin. Që është xhirguar, i stërpikur.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHÍRG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Njollë, pullë a larë e vogël; cirkë, pikël. Cohë me xhirga.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHIRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur xhiroj a kur xhirohet diçka. Xhirimi i pllakës (i gomave). 2. Qarkullimi i të hollave, i kapitalit etj. Xhirimi i kapitalit (i fondeve, i ma…
Shfaq përkufizimin e plotë →XHIRÚAR (i, e) mb., fin. Që është xhiruar, i qarkulluar. Shumë e xhiruar. Paratë e xhiruara.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHIRÚES,~II m. sh. ~, ~IT fin. Ai që nënshkruan për t’i kaluar shumat e të hollave nëpërmjet bankës një ndërmarrjeje tjetër, ai që nënshkruan çekun a urdhërxhirimin.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHIRÚES,~III m. sh. ~, ~IT Ai që filmon; operator. Xhiruesit e filmit.✱Sin.: operator, kinooperator.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë