Fjalori
XHINS

XHINS,~I m. Soj, fis; racë. Xhins i mirë (i keq). Xhinsi ynë. Xhins pas xhinsi. Janë një xhins. E ka për xhins.
Sin.: soj, fis, sua, racë, rasat, farë, farefis.


Rezultate të ngjashme

XHÍNSE,~T f. sh. Pantallona të bëra nga një lloj i veçantë pëlhure të fortë pambuku. Dy palë xhinse. Bleva një palë xhinse blu.

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHIN,~I m. 1. Pije mjekësore e përgatitur nga distilimi i kokrrave të dëllinjës dhe nga përbërës të tjerë bimorë. Ponç me xhin. 2. Pije e fortë alkoolike e distiluar nga dëllinja. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHIND,~I m. sh. ~E, ~ET 1. mit. Figurë burri e besimeve dhe e përrallave popullore me prejardhje nga Lindja, e cila përfytyrohet si shpirt i keq, që del natën e që ka fuqi të mbina…

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHINDÁK,~E mb. 1. Që është zemëruar shumë, që është bërë si i tërbuar nga diçka; i ndërkryer. Kalë xhindak. U bë xhindak.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Hapi rrugë xh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHIND/ÓS vep., ~A, ~UR bised., kal. Bëj dikë që të tërbohet nga zemërimi, e bëj të ndërkrehet, tërboj. E xhindosi me fjalë. Sin.: tërboj, ndërkrej, nevrikos, çmend, zemëroj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►XHIND/ÓSEM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. Më pushton një zemërim i madh, bëhem si i tërbuar nga diçka, më kapin xhindet; tërbohem. U xhindos nga inati.Sin.: tërbohem, ndërkreh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHÍND/ËR,~RI m. Erë që fryn duke rrotulluar e duke ngritur përpjetë pluhurin ose ujin në det a në liqen, shakullinë, dredhë. Sin.: shakullinë, dredhë, tornado.

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHÍNGA,~T f. sh., muz. 1. Vegël muzikore e përbërë nga dy pjata bronzi që përplasen njëra me tjetrën; cimbal; çapare. Xhingat e bandës. Tingujt e xhingave. U bie xhingave.2. Dy cop…

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHÍNG/ËL,~LA f. kryes. sh. ~LA, ~LAT 1. Sende të vogla si pafta e sumbulla, prej metali, që varin gratë në gjoks si stoli; stringla; rrathë a pafta metalike që i vihen dajres anash…

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHÍNXHER,~I m. Xhenxhefil. Salep me xhinxher. Çaj me xhinxher e me limon. Mjaltë me xhinxher.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.