Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
XHÍNGA,~T f. sh., muz. 1. Vegël muzikore e përbërë nga dy pjata bronzi që përplasen njëra me tjetrën; cimbal; çapare. Xhingat e bandës. Tingujt e xhingave. U bie xhingave.
2. Dy copa të vogla e të rrumbullakëta metali, që lidhen në gishtat e duarve të një valltari për të shoqëruar kërcimin me trokitjen e tyre; tingëza; kastanjeta. Shoqëroj me xhinga.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë