Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
XHEPSHPÚAR mb., bised. Që prish shumë dhe nuk i mbetet gjë në xhep; dorëlëshuar; kund. xhepmbushur. Është xhepshpuar, sot ka e sot harxhon.
✱Sin.: xhepgrisur, xhepzbrazur, qeseshpuar, dorëlirë, dorëlëshuar.
XHEPSHPÚAR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që prish shumë dhe nuk i mbetet gjë në xhep; dorëlëshuar; kund. xhepmbushur. Xhepshpuari i familjes.
✱Sin.: xhepgrisur, xhepzbrazur, qeseshpuar, dorëlirë, dorëlëshuar.
XHEPSHQÝER mb., fig., bised. 1. Që s’ka para; që shpenzon shumë. E ka burrin xhepshqyer.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHEPSHTJÉRRË mb., fig., bised. 1. Xhepgrisur, xhepshqyer.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë