Fjalori
XHEP

XHEP,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Pjesë e një rrobetrajtën e një qeseje të qepur nga brenda ose si copë përsipër, e cila shërben për të vënë sendetmbajmë me vete ose për zbukurim. Xhep i brendshëm (i jashtëm). Xhep i vogël (i madh). Xhep i thellë. Xhep i rremë. Xhepi i xhaketës (i pantallonave, i jelekut). Xhep me zinxhir. Mbush (zbraz) xhepat. Mbaj (fut) në xhep.
2. Ndarje e vogël e veçantë, e qepur nga tri anë në një çantë, në një valixhe etj. Xhepi i çantës (i valixhes, i kuletës).
3. Përdoret në tog me një emër tjetër për të shënuar diçkavogël a të paktë, që mundmbahet me vete. Orë (sahat) xhepi. Shami xhepi. Bllok xhepi. Fjalor xhepi fjalor shumë i vogël. Thikë xhepi. Para xhepi hollamban njeriu me vete për shpenzimevogla.
4. spec. E thelluar a gropë në një send, në tokë etj., në të cilën mblidhet, grumbullohet një lëndë ose futet diçka. Xhep nafte (gazi) (min.). Xhepat e pistës. Xhepat e bilardos gropat anës tryezësbilardos, ku futen bilat. Xhepi i plagës qeskë me qelb në një plagë. Xhepat e malit. Xhepat e syve qeska nën sy. Hapin xhepa.
5. Vend i ngushtë e disi i mënjanuar në një kthesë rruge a në një rrjedhë uji, që shmanget nga rrjedha e rregullt; diçka e ngjashme diku. Xhep rruge. Xhep lumi. Këtu formon një xhep.
6. usht. Depërtim i thellë i një pale ndërluftuese në një pjesëngushtë prapa vijës mbrojtësekundërshtarit. Krijuan një xhep. E asgjësuan (e rrafshuan) xhepin.
7. fig., bised. hollat, paratë që ka një njeri; të ardhurat, pasuria e dikujt. Me xhepin e huaj. Pagoi (shtoi) nga xhepi. Është e shtrenjtë për xhepin tim. S’ia mban xhepi. Ka merak për xhepin e vet. Nga një xhep dalin.
Sin.: grisë, kuletë, të holla, para, të ardhura, pasuri.
Me *duarxhepa. E futixhep (dikë) shih e shtiu (e futi) në kurth (dikë). Ha nga xhepi i botës (dikush) keq. është dembel e parazit, nuk punon e nuk rron me djersën e vet, rronkurriz të të tjerëve. Nuk më hyn (gjë) në xhep. 1. Nuk fitoj asgjë, nuk kam asnjë përfitim prej diçkaje; nuk kam asnjë siguri se do ta kem a do ta fitoj diçka. 2. Nuk ka të bëjë me mua diçka, nuk jam i interesuar për të, nuk dua t’ia di. E ka gjuminxhep (dikush) tall. e zë gjumi menjëherë, është gjumash. E ka në xhep. 1. (diçka). E ka të sigurt diçka, nuk i mungon, e nxjerr a e përdor kur të dojë. 2. (dikë). E urdhëron dikëbëjë si do vetë, nuk ka nga luan, është krejt nën urdhrat e tij; e ka në dorë2; e shtiu (e futi, e vuri) në dorë; e ka në tavë. E ka xhepin (qesen, kuletën) *të ngrohtë (dikush). E ka xhepin (qesen, kuletën) *plot (dikush). E ka xhepin (kuletën) *të shpuar (dikush). Kruan xhepat (dikush) s’ka para farexhep, s’ka as një dysh, s’ka me se të paguajë; është xhepzbrazur. *Lakuriq me duarxhepa shaka. T’i lexon (t’i këndon) *letrat (kartat) në xhep (dikush). Nuk ma mban xhepi nuk kam para për diçkashtrenjtë, nuk më del për më shumë, s’i përballoj dot aq shpenzime. I mbushi xhepat (dikush) fitoi shumë para; u i pasur, u pasurua; ka nxjerrë përfitimemëdha. Ia ngrohu xhepin (dikujt) ia mbushi xhepin me para, i dha një shumëmirëhollash; e pasuroi dikë. Me pesë *paraxhep. Ia ruaj (ia mbaj) në xhep (dikujt) nuk ia harroj një të keqe a hile që më ka bërë dhe pres kohën e përshtatshme që të hekmerrem a që t’ia shpaguaj; e vë (e fut) në xhep (diçka). Rri me *dorëxhep. Rri me *duarxhepa (në ijë, në mes, në brez, në gji) (dikush). I shkundi (i zbrazi) xhepat (dikush) i harxhoigjitha paratë, s’ka më as një dysh; i është shpuar xhepi (dikujt); është (ka mbetur) krunde; (është) kripëdiell; është (ka mbetur) trokë. I është shpuar xhepi (dikujt) iron. i janë mbaruar paratë, i kanë shkuar gjithë paratëharxhetepërta, s’i ka mbetur më as një dysh; i shkundi (i zbrazi) xhepat (dikush); është (ka mbetur) krunde (dikush); (është) kripëdiell (dikush); i është shpuar kuleta; ka mbetur trëndelinë (dikush). Nuk shtiu (nuk futi) gjë në xhep (dikush) nuk përfitoi ndonjë gjë për vete; nuk shtiu (nuk futi) gjë në thes. I shton nga xhepi (dikush) shton nga vetja fjalë, që nuk i ka thënë dikush; shpikpaqena, shpif; i vë (i ngjit) bisht (prapa) (dikujt a diçkaje). E vë (e fut) në xhep (diçka) e marr diçka që më thotë një tjetër dhe nuk e harroj, e ruaj për ta nxjerrë kur më duhet; nuk e harroj një të keqe që më ka bërë dikush dhe ruaj rastin për t’ia nxjerrë një ditë; e ngul (e ngulit) në mendje; e var (e vë, e mbaj, e kam) vathvesh; ia ruaj (ia mbaj) në xhep (dikujt). E vurixhepin e pasmë (diçka) nuk u merak fare për diçka, nuk u shqetësua fare për të, e la në harresë; nuk e vlerësoi sa duhet, e shpërfilli; e hodhi pas (prapa) krahëve; nuk çan kokën (për diçka). Me xhepin bosh (zbrazët) pa asnjë para me vete, pa asnjë dysh; i varfër; me xhepin thatë. Me xhepin e huaj me paratë, me shpenzimet a me mundin e një tjetri. Me xhepin thatë shumë i varfër, i këputur; pa para, pa asnjë dysh; me xhepin bosh (zbrazët).


Rezultate të ngjashme

XHEPÁSH,~E mb., bised. Që vjedh xhepat e njerëzve. Sin.: xhepist, vjedhës, hajdut, kusar, brac, ruc, kepës, keptar, grep, gërric.

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHEPÁSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Vjedhës xhepash. U ndalua një xhepash. Sin.: xhepist, vjedhës, hajdut, kusar, hajn, brac.

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHEPÁSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Vjedhëse xhepash. Sin.: xhepiste, vjedhëse, hajdute, kusare, hajne.

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHEPFRÝRË mb., bised. Që i ka xhepat plot me para, i pasur. Harxhon me tepri, se është xhepfryrë.Sin.: i pasur, i kamur, i zënë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHEPHÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Depo municioni. Çelësat e xhephanes. Ruante xhephanen. 2. Municion.

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHEPHÓLLË mb., bised. Që është hollë nga paratë. - Është xhephollë për vete, kot i lyp para.

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHEPÍST,~E mb., bised. Xhepash.

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHEPÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Xhepash. Një xhepist i vodhi paratë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHEPÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Xhepashe. Xhepiste profesioniste.

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHEPÓR,~E mb., zool. Kafshë që e mban këlyshin në xhep deri sa të rritet e të ecë vetë; marsupial. Kanguri është kafshë xhepore.Sin.: strajcor, marsupial.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.