Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
XHELOZÍ,~A f. 1. Ndjenjë nga e cila vuan dikush, kur dyshon për dashurinë ose për besnikërinë e bashkëshortit a të njeriut të dashur. Xhelozi e fortë (e madhe). Shfaqje xhelozie. Vuan nga xhelozia.
2. libr. Zell, këmbëngulje e madhe për të mbrojtur a për të ruajtur diçka; fanatizëm. E ruan me xhelozi.
✱Sin.: fanatizëm, zell, këmbëngulje.
XHELOZÍSHT ndajf., libr. Me xhelozi. E shihte xhelozisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHELÓZ,~E mb. Që vuan nga xhelozia, që ka xhelozi për dikë a për diçka; që shpreh xhelozi. Burrë xheloz. Grua xheloze. Është (bëhet) xheloz. ✱Sin.: mendjezi, mendjekeq.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHELÓZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që vuan nga xhelozia, ai që ka xhelozi për dikë a për diçka; ai që shpreh xhelozi. Xheloz i sëmurë.✱Sin.: mendjezi, mendjekeq.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHELÓZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që vuan nga xhelozia, ajo që ka xhelozi për dikë a për diçka; ajo që shpreh xhelozi. Xheloze e frikshme.✱Sin.: mendjezezë, mendjekeqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →►XHELOZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem xheloz. Xhelozohem për suksesin e tij.2. pës. e XHELOZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHELOZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj dikë të vuajë nga xhelozia, i krijoj xhelozi për dikë a për diçka; shpreh xhelozi. E xhelozonte haptazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë