Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
XHELÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që u pret kokën njerëzve të dënuar me vdekje ose që i var ata në litar; ai që zbaton dënimet trupore. Sëpata e xhelatit. Me shpirt (me zemër) xhelati…
Shfaq përkufizimin e plotë →XHELATINÍM,~I m. 1. Veprimi kur xhelatinoj a kur xhelatinohet diçka. Xhelatinimi i lëngut të peshkut.2. Rrjedhimi kur xhelatinoj a kur xhelatinohet diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →►XHELATIN/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Mpikset në trajtë xhelatine, zakonisht lëngu i mishit a i peshkut.2. pës. e XHELATINÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHELATIN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Kthej në xhelatinë, bëj xhelatinë. Xhelatinoj lëngun e mishit.2. Lyej me xhelatinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHELATINÓR,~E mb. Që ka të bëjë me xhelatinën, i xhelatinës; që ka përbërje xhelatine; që është si xhelatinë. Masë xhelatinore.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHELATINÓZ,~E mb. Që është si xhelatinë; xhelatinor. Krem hidratues xhelatinoz.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHELATÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëndë që nxirret duke zier gjatë në ujë kocka, lëkurë e inde të tjera shtazore dhe që përdoret në gjellëtari, në industrinë farmaceutike, fotografik…
Shfaq përkufizimin e plotë →XHEL,~I m. Lëndë e trashë si krem, zakonisht e pangjyrë, pak ngjitëse, që përdoret në produktet kozmetike ose mjekësore. Xhel rroje. Xhel për nxirje. Lyej flokët (trupin) me xhel.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHELÉP,~I m. sh. ~E, ~ET hist. Tatim në kohën e pushtimit osman që paguhej për bagëtinë. Jepnin xhelepin. U kërkonin (u merrnin) xhelepin.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHELEPÇÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË hist. Ai që mblidhte xhelepin, taksambledhës. I dëbuan xhelepçinjtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHELÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Xhaketë e shkurtër. Xhelinë stofi. Xhelinë e re.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHELÓZ,~E mb. Që vuan nga xhelozia, që ka xhelozi për dikë a për diçka; që shpreh xhelozi. Burrë xheloz. Grua xheloze. Është (bëhet) xheloz. ✱Sin.: mendjezi, mendjekeq.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHELÓZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që vuan nga xhelozia, ai që ka xhelozi për dikë a për diçka; ai që shpreh xhelozi. Xheloz i sëmurë.✱Sin.: mendjezi, mendjekeq.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHELÓZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që vuan nga xhelozia, ajo që ka xhelozi për dikë a për diçka; ajo që shpreh xhelozi. Xheloze e frikshme.✱Sin.: mendjezezë, mendjekeqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHELOZÍ,~A f. 1. Ndjenjë nga e cila vuan dikush, kur dyshon për dashurinë ose për besnikërinë e bashkëshortit a të njeriut të dashur. Xhelozi e fortë (e madhe). Shfaqje xhelozie. V…
Shfaq përkufizimin e plotë →XHELOZÍSHT ndajf., libr. Me xhelozi. E shihte xhelozisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →►XHELOZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem xheloz. Xhelozohem për suksesin e tij.2. pës. e XHELOZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHELOZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj dikë të vuajë nga xhelozia, i krijoj xhelozi për dikë a për diçka; shpreh xhelozi. E xhelozonte haptazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë