Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
XHEHENÉM,~I m. 1. fet. Vend ku shpirtrat e të vdekurve mundohen e vuajnë për mëkatet që kanë bërë në të gjallë (sipas fesë myslimane); kund. xhenet. Zjarri i xhehenemit. Shkon (zbret) në xhehenem. S’e djeg as xhehenemi ka bërë shumë të këqija e mizori, është njeri i keq sa më s’bëhet.
2. fig., bised. Vend ku njeriu vuan e mundohet shumë; mundim i madh trupor e shpirtëror; ferr, skëterrë. E kaluara ishte xhehenem. Iu bë jeta xhehenem. I ra një xhehenem mbi kokë. Dolëm nga xhehenemi në xhenet dolëm nga vuajtjet e mjerimi në liri e lumturi.
✱Sin.: ferr, skëterrë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë