Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
XHANDARMËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. përmb. Trupa ushtarake të veçanta, që përdoren për të mbrojtur rendin shtetëror në fuqi dhe për disa detyra të policisë gjyqësore. Forcat e xhandarmërisë. Toger (komandant) i xhandarmërisë. E thirrën (e mbajtën) në xhandarmëri.
2. Ndërtesa me zyrat e xhandarmërisë. Zyrat (kazermat) e xhandarmërisë. Postat e xhandarmërisë.
XHANDÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që shërben në xhandarmëri. Postë (kazermë) xhandarësh. Togë xhandarësh. U vesh xhandar. Shërbente si xhandar. I rri si xhandar mbi kokë. ✱Sin.: zaptije…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë