Fjalori
XHAN

XHAN,~I m., bised. 1. edhe fig. Shpirt. I dhemb xhani. I këputet (i digjet) xhani. I mori xhanin. I qan xhani. I plasi xhani.
2. përk. Përdoret kur i drejtohemi një të vogli ose një njeriudashur me përkëdheli; shpirt, zemër. Xhan i nënës (i motrës)! - Mos qaj, xhan!
Sin.: shpirt, zemër, i dashur, diell, botë.
E bëj xhan fëm. e përkëdhel, e puth dhe e përqafoj. E kam xhan fëm. e dua shumë, e kam shpirt. I doli xhani a) vdiq; b) vuajti shumë, u mundua shumë për të bërë diçka, i doli shpirti.


Rezultate të ngjashme

XHANÁN,~E mb., bised. 1. I dashur dhe shpirtmirë. Djalë xhanan. Vajzë xhanane. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Çfarë xhanani që ishte!Sin.: i dashur, shpirtmirë, zem…

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHANAVÁR,~E mb., bised. Që nuk tregon kujdes për veshjen dhe për paraqitjen e jashtme; shumë i shkujdesur dhe i çrregullt, shkatarraq. Njeri xhanavar. Sin.: i shkujdesur, i çrregu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHANAVÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Njeri i pakujdesshëm për veshjen dhe paraqitjen e jashtme, shumë i shkujdesur dhe i çrregullt; njeri shkatarraq. Mos merr shembull nga xhanavari!

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHANDÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që shërben në xhandarmëri. Postë (kazermë) xhandarësh. Togë xhandarësh. U vesh xhandar. Shërbente si xhandar. I rri si xhandar mbi kokë. Sin.: zaptije…

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHÁN/E,~IA f., bised., përk. Përdoret kur i drejtohemi një të vogli ose një njeriu të dashur me përkëdheli; shpirt, zemër. Xhania ime! - Si je, moj xhane?

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHANFÉS,~I m. Pëlhurë e mëndafshtë, shumë e shkëlqyer, që rri si e ngrirë; tafta. Fustan (bluzë) xhanfesi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHÁNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kuletë; qese e parave; portofol. Fut paratë në xhangë. I bëri dhuratë një xhangë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHANXHÍN pacak., bised. Asnjeri, askush. Nuk lëvizte xhanxhin. S’mbeti xhanxhin. Xhanxhin njeri.Sin.: asnjeri, askush, kurrkush.

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHANXHÍN ndajf., bised. Pa asnjeri, zbrazët, bosh. Rruga mbeti xhanxhin.Sin.: zbrazët, bosh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

XHÁNËM pj., bised. Përdoret kur shprehim pakënaqësi ose habi, kur bëjmë vërejtje për diçka që nuk na pëlqen ose kur jemi të detyruar të pranojmë pa qejf diçka a të bëjmë një lëshim…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.