Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
XHAM,~I m. sh. ~A, ~AT [dhe ~E, ~ET] 1. Qelq. Xham i pathyeshëm. Xham i tejdukshëm. Xham shishesh. Xham me ngjyrë. Enë xhami. Rërë xhami lloj rëre e imët, që përdoret si lëndë e parë për qelqin. Thyhet si xham.
2. Copë qelqi. I hyri një xham. U pre me xham.
3. Fletë prej qelqi që vihet në dritare, në dollap etj. për të hyrë drita, për të parë nëpërmjet saj ose për zbukurim; fletë a copë qelqi e punuar për qëllime të ndryshme. Xham i hollë (i trashë). Xham i tejdukshëm (i zi). Xham i punuar. Xham kristali. Xham mbrojtës. Xhamat e dritareve (e dyerve). Xhamat e makinave. Fletë xhami. Derë (dollap) me xham. Tryezë me xham. Pres xhamin. Theu xhamin. Vë (heq) xhamat. Pastroj xhamin. Shikon nga xhami. Vishen (djersiten) xhamat.
4. Pllakë e vogël prej qelqi, zakonisht e rrumbullakët, që vihet te syzet, tek ora etj., për të parë më mirë, për të zmadhuar ose si mbrojtëse. Xhamat e syzeve. Xhami i orës.
5. bised. Dritare. U hap xhami. Nxjerr kokën nga xhami.
6. krahin. Gotë e qelqtë, qelqe.
7. bised. Pasqyrë. Duket si në xham.
8. bised. Tas i thellë, zakonisht prej porcelani a prej balte. Xham me kos.
9. vjet. Brumë i përgatitur me mjaltë e me sheqer të zier dhe me limontoz, që përdorej nga gratë për të hequr pushin e fytyrës e për ta bërë atë të lëmuar. Vinin xham. E bënin me xham.
10. Pjesa e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje qelqesh: Xham akulli fletë qelqi e marrtë, zakonisht me gdhendje të ndryshme në sipërfaqe. Xham i marrtë (qorr) xham i veshur, jo i tejdukshëm. Xham antiplumb xham që nuk e shpon plumbi. Xham qumësht qelq i bardhë e i marrtë, që përdoret për llamba të posaçme, për abazhurë etj. Xham i tretshëm qelq që tretet në ujë. Xham zmadhues (optik) thjerrë.
✱Sin.: qelqe, qelq, bilur, gastare, dritare, pasqyrë.
♦ Është prej xhami është shumë i dobët, i brishtë. Lesh xhami (qelqi) shih te LESH,~I4. Pambuk xhami (qelqi) tek. shih te PAMBUK,~U. Ujë (lëng) xhami shih tek UJ/Ë,~I. Xham vullkanik min. shkëmb mineral me ngjyrë të zezë në kafe ose i kuqërremtë në të murrme, që përdoret në prodhimin e çimentos për të rritur cilësinë e saj. Është bërë xham (diçka) ka ngrirë shumë, është bërë akull. E bëj xham (diçka) shih e bëj pasqyrë (diçka). E ka mendjen xham (dikush) është shumë i qartë e i kthjellët në mendime; është i zgjuar e i mprehtë, ia kap mendja shpejt çdo gjë. I ka sytë xham (dikush). 1. Sheh shumë mirë, ka shikim të mprehtë; e ka syrin (i ka sytë) xixë. 2. Nuk e zë gjumi, nuk flet dot; nuk mbyll sy1; numëron yjet; e ka syrin fixhan.
XHAMADÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Veshje e sipërme prej shajaku për burra dhe gra, si jelek me gajtanë, zakonisht pa mëngë dhe e hapur përpara. Xhamadan i qëndisur. Xhamadani i çupërisë. …
Shfaq përkufizimin e plotë →XHAMÁSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Koritë ku vihen lëkurët bashkë me shqeme për t’u regjur, lug. Vendos në xhamash.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHAMAXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Xhamtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHAMBÁZ mb. Që bën dallavere; dredharak; që përpiqet t’ua hedhë të tjerëve e të nxjerrë përfitime për vete; dallaveraxhi; batakçi. Njeri xhambaz.✱Sin.: dallaveraxhi, batakçi, matra…
Shfaq përkufizimin e plotë →XHAMBÁZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që shet e blen kuaj a kafshë të tjera për të nxjerrë fitim.2. Ai që shtron e stërvit kuajt xanxarë. Xhambaz kuajsh. Kalë për xhambaz kalë xanxar. 3.…
Shfaq përkufizimin e plotë →XHAMÍ,~A f. sh. ~, ~TË fet. Ndërtesë ku bëhen shërbesat sipas riteve fetare të myslimanëve, faltore e myslimanëve. Xhami e vjetër. Minarja e xhamisë. Hajati i xhamisë. Kur s’ke buk…
Shfaq përkufizimin e plotë →XHAMÓR,~E mb., libr. Që ka përbërje xhami, qelqor. Material xhamor.✱Sin.: qelqor, i qelqtë, i xhamtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHAMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që pret dhe vë xhama në dritare etj. Xhamtarët e sipërmarrjes. 2. Xhampunues.
Shfaq përkufizimin e plotë →XHÁMTHI ndajf. Mënyrë loje me disa vetë, të ndarë në dy grupe, që vendosen brenda dy rrathëve të largët, të quajtur “xhama” dhe që ndjekin njëri-tjetrin për ta kapur. Luanin xhamth…
Shfaq përkufizimin e plotë →XHÁMTË (i, e) mb. 1. Që është prej xhami, i qelqtë. Enë e xhamtë. 2. Që ka faqe të veshura a të mbuluara me xham, që është bërë me xhama të vënë. Dollap i xhamtë. Derë e xhamtë. Vi…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë