Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
XEHERÓR,~E mb., min. Që përmban xeheror; që ka të bëjë me xeherorët; mineral. Shtresë xeherore. Burimet xeherore. Thesari xeheror.✱Sin.: mineral, madem.
Shfaq përkufizimin e plotë →XEHERÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT min. Shkëmb natyror, që përmban metale; mineral. Xeheror hekuri (alumini, bakri, zinku, squfuri, ari, argjendi).
Shfaq përkufizimin e plotë →XEHERORIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET min. Prani mineralesh në shkëmbinj. Xeherorizim metasomatik.
Shfaq përkufizimin e plotë →XEHERORMBÁJTËS,~E mb., min. Që ka shtresa xeherori, mineralmbajtës. Shtresë xeherormbajtëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →XEHERÚAR (i, e) mb., min. Që ka prani xeherorësh. Shtresë e xeheruar shkëmbore.
Shfaq përkufizimin e plotë →XEHETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT min. Punëtor i xehes, minator; punonjës i minierave. Xehetar me përvojë. Punon xehetar.
Shfaq përkufizimin e plotë →XEHETARÍ,~A f., min. 1. Hapja e minierave dhe nxjerrja e xeherorëve. Qendra xehetarie.2. Mjeshtëria dhe puna e xehetarit. Xehetari e përparuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë