Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
XËGÍT (XËGÍS) vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Shpoj me diçka të mprehtë ose me majë; ngacmoj me dorë, trazoj diçka a dikë. Xëgit qetë me hosten. Xëgit plagën. Mos e xëgit me duar! Pse e xëgit zjarrin?
2. fig. Ngacmoj me fjalë, i hedh thumba dikujt, thumboj, ngas; ngacmoj, trazoj (një çështje). Është i vetmi për të xëgitur të tjerët. Mos e xëgit atë punë!
✱Sin.: xëgoj, shpoj, ngacmoj, trazoj, thumboj, ngas.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë