Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VÝSHKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Fishkje, venitje. Vyshkja e gjetheve (e bimëve, e luleve). Shenjat e vyshkjes. Vyshkja e fytyrës (lëkurës). Vyshkja nga mosha.
2. biol. Sëmundje e bimëve që vjen si rezultat i humbjes së ujit, prej veprimit të patogjenëve të ndryshëm. Vyshkje bakterore sëmundje e domates që prek aparatin përçues dhe që shkakton në kërcell njolla të zgjatura dhe në vendin ku lidhen bishtat e gjetheve me kërcellin njolla në formë patkoi.
✱Sin.: fishkje, venitje, rrudhje, rreshkje, tharje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë