Fjalori
VUV

VUV,~E mb., bised. 1. Që as flet dhe as dëgjon, shurdh e memec, i vuvër. Djalë vuv. Vajzë vuve. Ai nuk flet dot se është vuv. Burrë vuv. Grua vuve.
2. fig. mezi flet, me zor e nxjerr fjalën nga goja; nuk e hap gojën kur e pyesin, nuk përgjigjet; gojëlidhur; i heshtur. Dëshmitar vuv.
Sin.: shurdhmemec, i vuvër, petosh, i shtemët, eng, gojëlidhur, gojëkyçur, i heshtur.

VUV

VUV,~I m. sh., ~ËT 1. Ai që as flet dhe as dëgjon, që është shurdh e memec, njeri i vuvër. Ai vuvi nuk flet dot, as nuk dëgjon.
2. fig. Ai që mezi flet, me zor e nxjerr fjalën nga goja; që nuk e hap gojën kur e pyesin, nuk përgjigjet; gojëlidhur; i heshtur. Është bërë si vuv.
Sin.: shurdhmemec, petosh, eng, gojëlidhur, gojëkyçur.


Rezultate të ngjashme

VUVÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Memec.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÚVAÇ,~E mb. Vuv, shurdhmemec. Djalë vuvaç. Vajzë Vuvaçe.Sin.: shurdhmec, i vuvër, petosh, i shtemët, eng.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÚVAÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është vuv, shurdhmemec. Me atë vuvaçin e ke të vështirë të komunikosh.Sin.: shurdhmemec, i vuvër, petosh, i shtemët, eng.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VUVÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Lodër fëmijësh prej dërrase e dhëmbëzuar anësh, në mes lidhet me një pe dhe sillet duke lëshuar zhurmë. Fëmijët luanin me vuvaçë. Zhurma e vuvaçëve. Bën zhu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÚV/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që as flet dhe as dëgjon, që është shurdhe e memece, e vuvër. Me atë vuven nuk komunikon dot.2. fig. Ajo që mezi flet, me zor e nxjerr fjalën nga go…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VUVÓS vep., ~A, ~UR kal. E bëj të heshtë plotësisht dikë. Me ato fjalë që i tha ia vuvosi gojën. Zabullima e madhe kishte vuvosur çdo pipëtimë gjallese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÚV/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Vuve. Është vuvël. Është vuvël, nuk dëgjon, as nuk flet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÚVËR (i, e) mb. I vuvosur, shurdhmemec. Burrë i vuvër. Grua e vuvër.Sin.: i vuvosur, shurdhmemec, i shemtë, eng.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÚV/ËR,~RI m. sh. ~, ~RIT Të qenët i vuvër, që është shurdhmemec, që nuk dëgjon dot, as nuk mund të flasë. Ai vuvri nuk mund të komunikojë me askënd. Me ne ishte një vuvër.Sin.: s…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.