Fjalori
VUTH

VUTH,~I m. sh. ~E, ~ET Vend i rrafshët dhe pak i hapur, fushë e vogël, shesh. Vuth malor. Vuth në mes të maleve.
Sin.: shesh, lëndinë, fushore.


Rezultate të ngjashme

VÚTHJAN,~E mb. Që ka të bëjë me Vuthajt ose me vuthjanët, që është karakteristik për Vuthajt ose për vuthjanët, i Vuthajt ose i vuthjanëve, që është krijuar prej tyre. Traditë vuth…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÚTHJAN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës nga Vuthajt ose ai që ka prejardhje nga Vuthajt. U mblodhën bashkë gucjanë e vuthjanë, plavjanë e hotjanë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÚTHJAN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse nga Vuthajt ose ajo që e ka prejardhjen nga Vuthajt. Vallja popullore e vuthjaneve. Kostumet popullore të vuthjaneve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VUTHJÁNÇE ndajf. Sipas mënyrës a sipas zakonit të Vuthajt, ashtu siç dinë të bëjnë vuthjanët, ashtu si e kanë zakon. U soll vuthjançe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.