Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VÚRCË,~A f. sh. ~A, ~AT Përdorëse pastrimi, e pajisur me kreshtë, me qime a me tela të ngulura në një copë dru, e cila, sipas formave të ndryshme, përdoret për të fshirë rroba e këpucë, edhe për nevoja të tjera; brushë, furçë. Vurcë rrobash. Vurcë këpucësh. Lyej me vurcë. Vurcë rroje.
✱Sin.: brushë, furçë, penel.
VURCËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që bën vurca, furça. Vurcëtar i vjetër. Puna e vurcëtarit.
Shfaq përkufizimin e plotë →VURC,~I m. sh. ~ËR, ~ËRIT zool. (lat. Erinaceus concolor) Iriq.
Shfaq përkufizimin e plotë →VURCÓS vep., ~A, ~UR kal. Fshij a pastroj me vurcë, furçë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë