Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VULÓSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur vulos a vuloset; kund. zhvulosje. Vulosja e shkresës. Vulosja e pasaportës. Vulosja e lejes. Vulosja e armës së gjahut.
2. Veprimi kur mbyllim diçka me tapë, me shtupë, kur e kalpëtojmë etj. Vulosja e shisheve. Vulosja e bucelën. Vulosja e veshëve me pambuk. Vulosja e varkës me shtupë.
4. Veprimi kur i vëmë vulën diçkaje në mënyrë të dukshme për ta dalluar; për t’i dhënë lejen për përdorim dikujt për diçka etj. Vulosja e kasafortës (e derës). Vulosja e drurëve të pyllit. Vulosja e armëve të gjahut. Vulosja e mishit. Vulosja e produkteve shtazore.
✱Sin.: damkim, damkosje, shënim, dyllosje, shtupim, zënie, taposje, mbyllje.
VULÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Vërtetoj një dokument, një shkresë etj. duke i vënë vulën; i vë vulën; mbyll diçka me dyllë, me plumb etj., dhe vë vulën mbi të; kund. zhvulos. Vulosi shkresën (dokumentin). Vulosi derën (kasafortën). Ia vulosën çiften. E vulosi pakon (arkën) me dyllë (me plumb).
2. I vë një shenjë a një damkë, shënoj a damkos diçka. Vulosën pishat. Vulosën parcelën e pishave.
3. Mbyll diçka me tapë, me shtupë etj.; e zë mirë, që të mos marrë ajër, të mos rrjedhë etj.; zë. Vulos shishen (bucelën). Vulos veshët i zë veshët me pambuk.
4. fig. bised. I jap fund diçkaje, e përfundoj, i vë vulën, i vë kapak një pune; vendos përfundimisht për diçka. E vulosi punën.
5. fig. Njollos, damkos. E vulosi me turp. E vulosi me damkën e turpit.
6. Shënoj në mënyrë të dukshme me vulë mbi produktet shtazore ose mbi ambalazhet e tyre pas kontrollit veterinar, që tregon lejen për konsumim ose moskonsumim të tyre. Vulosi mishin. Vulosi mbi ambalazhin e produkteve shtazore. Vulosi produktet shtazore.
✱Sin.: zë, shënoj, njolloj, damkoj, damkos, dyllos, mbaroj, përfundoj, vendos, mbyll, shtupos, tapos, kalpëtoj.
♦ Vetë shkruan e vetë vulos (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë